Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, javën tjetër kalimi me pagesë/ Tarifat

  • 6 years ago
Janë testuar sot në mesditë, sportelet të cilët do të shërbejnë për pagesën e taksës së Rrugës së Kombit. Duke nisur nga java e ardhshme çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë një tarifë që varion nga 2.5 deri në 22.5 euro.

Ndërkohë që janë bërë gati 4 sportele, nga dy për çdo kah të lëvizjes, koncesionari duke nisur nga sot është në fazën e testimit të sistemit nga ana teknike. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme.

Një vendim i tillë për tarifën e makinave, sipas ministrisë vjen për rritjen e sigurisë në rrugë, pasi kompania parashikohet që me fitimet ta mirëmbajë. Taksimi ishte menduar që të fillonte më herët, por pas testimit të sporteleve është vendosur që tarifimi të nisë javën e ardhshme.

Ministria e Infrastrukturës deklaron se për 30 vite koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën. Kujtojmë që më parë vendimi për dhënien me koncesion për tarifimin e rrugës është kundërshtuar nga banorët e Kukësit.

Recommended