Teatri i ri, Bujar Kapexhiu i përgjigjet Veliajt: Në Itali po pëlqehet shumë arkitektura fashiste

  • 6 years ago
Artisti Bujar Kapexhiu i është përgjigjur nga studio e ?Rreze Dielli? në Report TV komenteve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, mbi propozimin e tij për Teatrin e Ri Kombëtar. Duke folur dje në mbrëmje në emisionin ?Real Story? në Vizion Plus, Veliaj e cilësoi propozimin e regjisorit Kapexhiu ?Arkitekturë fashiste?duke thënë se Teatri i ri Kombëtar nuk meriton të ketë të tillë arkitekturë. Por regjisori i mirënjohur tha se propozimi i tij nuk ka asnjë pretendim fashist, por edhe po të ishte i tillë do të ishte shumë i bukur.

?Propozimi im nuk ka asnjë pretendim fashist , sepse po të ishte fashist do të ishte shumë më i bukur. Aty është stili unik i teatrove. Arkitektët le të bëjnë çfarëdolloj arkitekture të duan, megjithëse sot në Itali po pëlqehet shumë arkitektura komuniste. Arkitekti shikon se si rri ndërtesa me ndërtesat e tjera përreth, ndaj e kam lënë teatrin me stilin që ka qenë. Unë e improvizova. 2 teatre që janë të mos prishen dhe të ndërtohet një i ri. Veliaj mund ta ketë thënë në shpejtësi e sipër sepse po të mendohet mirë edhe vetë mund ta ndryshojë mendimin. Por të thuash teatër fashist është e pasaktë?

Recommended