Report TV - Mirditë, rrëshqitje dherash, dëme dhe në Rrugën e Kombit

  • 6 years ago
MIRDITE - Shtatë shtëpi dhe një autogril janë shembur dhe shumë të tjera janë të rrezikuara nga rrëshqitja e kodrës pranë Repsit, që ka dëmtuar edhe rrugën kryesore. Rrëshqitja e tokës ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme nga reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit.

Banorët në fshatin Blinisht shprehen se situata është alarmante. ?Rruga automobilistike Reps-Shpalë ka rrëshqitur në 50 m dhe është e pakalueshme. Një lagje e tërë po shkon në lumë. 7 shtëpi janë shembur e shumë të tjera vazhdojnë që të jenë në rrezik?, shprehen banorët.

Ndërkohë që pritet që institucionet të bëjnë zhvendosjen e banorëve që kanë mbetur në qiell të hapur dhe atyre që janë të rrezikuar.