Report TV - Kontrollet e policisë në Tiranë, dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje

  • 6 years ago
Policia ka njoftuar sot se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën ?Petro Nini Luarasi?, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".

Shtetasi Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", si dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Recommended