Aksidenti, dy te vdekur dhe nje i plagosur

  • 6 years ago
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin e quajtur 'Lapidari', në Mat. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të së mërkurës.

Viktimat janë Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani 29 vjeç, ndërsa një 17-vjecar u transportua për në Spitalin e Traumës.

Drejtuesi i një automjeti tip "Opel sharon" humbi kontrollin duke u përplasur me një motoçikletë dhe më pas ka marrë përpara edhe dy kalimtarë që ndodheshin në trotuar.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh drejtuesi i automjetit dhe djali i tij janë paraqitur në komisariatin e Burrelit.

Recommended