Familja Ajdini në Memaliaj në kushte ekstreme, prej dy ditësh pa ngrënë

  • 6 years ago
Kushte të mjerueshme dhe pa bukë në shtëpi jeton familja 4 anëtarëshe e Astrit Ajdinit në Memaliaj të Gjirokastrës. Prej dy ditësh fëmijtë e kësaj familje flenë dhe zgjohen pa vënë bukë në gojë, ndërkohë shkak për këtë ka qenë edhe ndërprerja e shkollës. Sikur të mos mjaftojë vetëm varfëria, fëmijët e familjes Ajdini janë të sëmurë me epilepsi.

Më herët kjo familje trajtohej me ndihmë ekonomike, por tashmë edhe kjo mundësi i është hequr pasi sistemi i pikëzimit i ka lënë jashtë për faktin se në shtëpinë e tyre kanë frigorifer dhe televizor. Pavarësisht se frigoriferi është i boshatisur, qeveria e ka gjetur si shkak që të shkurtojë ndihmë ekonomike edhe për të vobektët që dikush iu ka falur këto pajisje elektrike dhe në këtë rast nuk iu ka bërë nder.

Kamera e Report Tv ka shkuar në këtë familje e cila është në kushte ekstreme të varfërisë. Zonja e shtëpisë nuk i mban dot lotët duke treguar vështirësinë e të jetuarit në kushte të mjerueshme, ajo thotë se nuk ka asgjë në shtëpi se çfarë t?i gatuaj fëmijve.

Astrit Ajdini kryefamiljari bën thirrje për ndihmë nga bashkia pasi ai thotë që e kanë përzënë me forcë nga ambientet e bashkisë, kërkon të futet në ndihmën sociale të bashkisë. Mes lotësh fëmijët rrëfejnë që kanë 2 ditë pa ngrënë bukë, madje edhe herën e fundit që janë ushqyer, ka qënë te familja e një të afërmi të tyre. Nga pamjet e kamerës së Report Tv ne mund të shohim kushtet mjerane në të cilen jeton familja me 4 pjestarë.

Recommended