Firmosja e autorizimit për detin, flasin deputetët, Kodheli: Sigurisht që takimi Rama-Meta ndikoi

  • 6 years ago
Pas firmës së Presidentit për të autorizuar grupin negociator të Ministrisë së Jashtme për kufirin detar me Greqinë, kanë ardhur reagimet nga politika.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli falënderon presidentin dhe e thotë se çështja e negociatorit Artur Mecollari si ?spiun? është e tejkaluar, por Partia Demokratike i ruan ende këto dyshime.

?Sigurisht që takimi Rama-Meta ndikoi, ndikuan të gjithë faktorët që të mund të mbërrijmë në finalizimin e një procesi shumë të rëndësishëm, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e pa dyshim edhe për të ardhmen e fqinjëve dhe gjithë rajonit.

Dua ta falënderoj Presidentin,ashtu siç dua të falënderoj në mënyrë të veçantë edhe kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme, por edhe komisionin e politikës së jashtme për të gjithë kontributin, që ky proces të finalizohet, ashtu siç shpresoj shumë të finalizohet me përfitimin dypalësh, por sidomos me përfitimin e palës shqiptare.

Anglezët kanë një proverb ?çdo gjë është mirë në qoftë se përfundon mirë?, dhe unë jam e bindur se ky proces do të përfundojë mirë. Unë besoj fort që ky proces do të përfundojë mirë, ashtu sikundërse ka nisur mirë.

Sa i takon z.Mecollari, unë besoj që kjo tashmë është një histori e tejkaluar tashmë. Kam besim tek grupi negociator, kam besim tek ekspertiza shqiptare, kam besim tek politika shqiptare në përgjithësi, e cila bashkohet në kohën e duhur për çështje të mëdha siç është kjo çështje kombëtare?,-tha Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme.

Recommended