Report TV - Situata nga përmbytjet në Shkodër, 157 shtepi te rrethuara nga uji, 9 te permbytura

  • 6 years ago
Situata në Shkodër vijon të jetë e vështirë, ndërkohë që Forcat e Armatosura, kanë dërguar në Dajç dhe në Obot 50 efektivë të ushtrisë. Vetëm sot janë evakuuar 20 banorë si dhe janë transportuar 31 banorë dhe 65 krerë bagëti.Situata në Shkodër vijon të jetë e vështirë, ndërkohë që Forcat e Armatosura, kanë dërguar në Dajç dhe në Obot 50 efektivë të ushtrisë. Vetëm sot janë evakuuar 20 banorë si dhe janë transportuar 31 banorë dhe 65 krerë bagëti.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4. Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave. Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.

Në njësinë administrative Dajç janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.
Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Në njësinë administrative Ana Malit janë mbi 1200 ha tokë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pa kalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezencë uji.

Recommended