Report TV - Manastirliu:Skema e re e ndihmės ekonomike i dha mbi 10 mijė familjeve tė reja

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se skema e re e ndihmës ekonomike i ka dhënë mundësinë mbi 10 mijë familjeve të reja, që me skemën e vjetër përjashtoheshin për kritere absurde, të përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike në Janar 2018.
?Ne skemën e vjetër kërkoheshin 9 dokumenta për aplikim, në skemën e re kërkohen vetëm 2, Karta e Identitetit dhe Vërtetimi i pronësisë mbi Tokën. Ky i fundit, deri dje të skualifikonte. Sot, jo më. Nuk i përmend kot këto kritere, dhe faktin që ne i eleminuam. Sepse vetëm për shkak të heqjes së tyre, 19 000 familje që më parë nuk mundeshin të aplikonin, sot jo vetëm që munden të aplikojnë, por më shumë se 10,063 prej tyre janë kualifikuar dhe përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike?, tha Manastirliu.
Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, Ministrja Manastirliu deklaroi se buxheti jo vetëm nuk është shkurtuar, por është rritur me 27%.