Dita e verës, spektakël dhe festë në Tiranë Veliaj: Kur jemi bashkë bëjmë mrekulli

  • 6 years ago
Atmosfera festive ndihet sot kudo në rrugët dhe në sheshet e qytetit të Tiranës. Kryeqyteti ka veshur ngjyrat e festës, ndërkohë që koha e mirë dhe aktivitetet e shumta të parashikuara nga Bashkia e Tiranës kanë bërë që mijëra qytetarë të dalin shëtitje bashkë me familjet dhe miqtë.
Sot në orën 12:00 tek sheshi Skënderbej, do të ketë show, por jo në tokë, në qiell. Sot bën 25 vite Aeronautika shqiptare dhe për këtë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Instagram njofton se piloti, Martin Sonka do të bëjë show me një mini aeroplan në qiell.

Recommended