Nusja 21-vjeçare mbyti vjehrren dhe u rrefye te hoxha, si u zbulua krimi pas 1 viti
  • 6 years ago
Lirije Lami, 30 Prillin e vitit të shkuar u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, në ish-Frutikulturë të Kamzës. Vdekja e gruas 48-vjeçare u raportua fillimisht si infarkt. Por në fakt nuk ishte kështu dhe hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda zbuluan se ajo ishte vrarë nga nusja e saj.

Kështu, këtë të martë 21-vjeçarja Marjana Cmeta ka përfunduar në prangat e policisë, sëbashku me 3 persona të tjerë, mes tyre edhe bashkëshorti i viktimës.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se shkak për krimin dyshohet se janë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta mes nuses 21-vjeçare dhe vjehrrës së saj.

Në operacionin e koduar "Heshtja e Zgjatur", ranë gjithashtu në pranga 50-vjeçari Agim Lami, bashkëshorti i të ndjerës, sëbashku me kushëririn e tij Arben Saliu, 41 vjeç, si dhe Hysen Shehu, 45 vjeç.

Këta të tre u arrestuan pasi sipas policisë ishin në dijeni të krimit dhe nuk kishin treguar për të.

Pasi i kishte hedhur fostoksinën në ushqim, e reja u tremb se nuk do t?ia arrinte qëllimit dhe e mbyti 48-vjeçaren me një shall.

Mësohet se pas ngjarjes, e cila u konsiderua si vetëvrasje, 21-vjeçarja e rrëfeu krimin te hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit e kishte regjistruar në audio rrëfimin, por nuk e raportoi në polici. Hoxha njoftoi bashkëshortin e viktimës, Agim Lami, si dhe kushëririn e tij, Arben Saliu.

Megjithëse shtatzënë, nusen e larguan nga shtëpia, por nuk e denoncuan krimin. Pas kërkesës së prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të lërë në burg 21-vjeçaren, autore të krimit, por edhe 3 personat e tjerë që kishin dijeni për ngjarjen. /tvklan.al
Recommended