Report TV - Rreze Dielli, këngëtarja Maya me lot në sy flet për humbjen e vëllait të vetëm

  • 6 years ago
Maya, këngëtarja e famshme e muzikës popullore ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit
"Rreze Dielli" në Report Tv. Ajo foli gjatë dhe midis të tjera tregoi për një periudhë të
vështirë të jetës së saj, pikërisht për humbjen e vëllait të vetëm midis shumë motrash.
"Kam patur një periudhë shumë të vështirë dhe e kam akoma, por unë nuk do futem në
këtë gjë sepse është e pamundur të merrem me këtë pjesë, thjesht ideja është që unë
jam tërhequr goxha që nga fatkeqësia e fundit 3 muaj më parë. Respektova vetëm
koncertet e fundit, që nuk e di si i kam bërë, i kam bërë vetëm për publikun, por për mua
ka qenë shumë e vështirë. Tani duhet të filloj sërish, sepse po u rrëzove duhet të
ngrihesh.
Njerëzit e dinë sepse janë të informuar, ndaj më kuptojnë. Jemi njerëz dhe nuk jemi me
butona. Mundohem të bëj pjesën që më takon si artiste, por jemi me mish e me gjak.
Unë e mbaj veten si të fortë, por është shumë e vështirë, sepse ne jemi shumë motra
dhe kishim vetëm atë vëlla", tregon Maya tepër e pikëlluar.
Ndër të tjera Maya na tregoi për jetën e saj dhe vitet që kishte kaluar në Gjermani, ku
shkoi fare rastësisht për pak kohë, por më pas kaloi 12 vite atje.

Recommended