Shpërthimi, arrestohet i plagosuri në spital - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas shpërthimit ne dyqanin e celulareve, policia arrestoi pronarin 34 vjeçar Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur. Uniformat blu dhe hetuesit arritën te provojnë se ne biznesin e Hoxhës montoheshin mina me celulare.



Mësohet se pas kontrollit te zhvilluar ne ambientet e dyqanit ne afërsi te drejtorisë se higjienës u gjeten 2 kapsolla përcjellëse, pluhur tritoli, si dhe disa tela që përdoren për montimin e minave. Gjithashtu ne ambientet e biznesit u gjeten edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse. Këto te dhëna kane vërtetuar dyshimet per aktivitetin kriminal te 34-vjecarit.



Pikërisht njeri prej detonatorëve dyshohet se shpërtheu ne momentin qe Gentian Hoxha po një prej minave celulare. Burimet thanë se çmimi për bombat varionte nga 2 deri ne 3 mije euro. 34-vjecari ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin e Traumës, ndërsa ruhet nga 4 efektive policisë se kryeqytetit. Tashme hetuesit pritet te zbardhin detaje te reja mbi porositësit e minave artizanale, si dhe personat me te cilët i plagosuri bashkëpunonte.

Recommended