Basha: Financimet janë transparente - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur se financimet e PD janë plotesisht transparente. Gjate komunikimit me gazetaret pas mbledhjes se grupit parlamentar, Basha ka theksuar se mazhoranca po e përdor këtë çështje vetëm për te hequr vëmendjen nga skandalet; argument te cilin e ka përdorur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.



Basha ka sjelle ne vëmendje se sot janë mbushur 6 muaj nga momenti qe Rama mori mandatin e dyte ne krye te qeverise por bilanci i tij është droga e krimi. Dhe seanca e se enjtes do te shënojë një nga përplasjet me te forta mes opozitës dhe mazhorances për mënyrën si po qeveris kryeministri Rama, pasi janë parashikuar 9 ore debat për çështjen e ndihmës ekonomike.



Paralelisht me betejën kundër mazhorances partia demokratike është futur edhe ne një proces i cili sipas Bashes do te beje PD me te hapur e do ti japë fuqi çdo anëtari. Mësohet se numri 2 i PD Arben Ristani gjate fundjavës ka takuar Astrit Patozin e Ridvan Boden për te diskutuar rreth ndryshimeve qe duhet ti bëhen statutit por edhe rreth vizionit qe ata kane për PD.

Recommended