Kukës, nga varfëria gruaja dëmton shtatzëninë, 39-vjeçarja ndërron jetë në spital

  • 6 years ago
KUKES-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin verilindor, pasi një nënë me foshnjën kanë vdekur në maternitet. Viktima është Nurie Poçi 39 vjeçe, ndërsa nga të dhënat e para nga spitali mësohet se ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën si pasojë e hemorragjisë gjatë lindjes.

Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, policia ka marrë kartelën mjekësore duke nisur hetimet.Spitali ka nisur verifikimet për të mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes së nënës së bashku me foshnjën.
Mamaja, së bashku me foshnjen ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.

Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Recommended