Report TV - Berat, burgim të përjetëshëm për autorin e 'Masakrës së Kozarës”

  • 6 years ago
Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca gjyqësore ndaj Luan Marrës, i cili u dënua sot me ?burgim të përjetshëm? në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat, vendim i cili jepet për herë të tretë ndaj tij nga e njëjta gjykatë. Rudina Palloi, kryesuesja e trupit gjykues dha vendimin duke shpallur fajtor Marrën dhe dënuar atë me ?burgim të përjetshëm? për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuara? dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Pas pretencës së dhënë nga prokurori i çështjes, Ermir Beta disa ditë më parë, gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat, tha sot fjalën e fundit në një seancë e cila ka zgjatur vetëm pas minuta. Vetë i akuzuari Luan Marra, në këtë proces të tretë ndaj tij në këtë gjykatë nuk ka qenë i pranishëm, duke preferuar të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës, Alban Bengasi.
Vetëm një prej familjarëve të Luan Marrës, vëllai i tij, Iliri ka qenë prezent në seancë gjatë marrjes së vendimit dhe menjëherë pas shpalljes është larguar duke u shprehur se në këtë vend nuk ka drejtësi.

Recommended