Muhamed Veliu: Në 9 shkurt Arbri- Garden tërhoqi kontejner në Durrës
  • 6 years ago
?Kokaina nga Ekuadori dhe Kolumbia? e cila po vjen në Shqipëri ishte temë e emisionit ?Repolitix? të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Drejtori i Informacionit të Report Tv, Muhamed Veliu dha një detaj të ri, kur tha se ngarkesa e fundit e tërhequr nga Arbri-Garden në Portin e Durrësit ka qenë në datën 9 shkurt.
Veliu tha se ka qenë një ngarkesë me banane, por mbetet mister nëse ka pasur lëndë narkotike të fshehur brenda në kontejner. Ndërsa 10 ditë më pas, pikërisht në datën 19 shkurt, në Portin e Durrësit mbërrin një tjetër kontejner nga Kolumbia, e porositur nga Arbri-Garden nën kamuflazhin e 20 ton banane, në dyshemenë e dyfishtë të cilit u gjet edhe sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar, prej 613 kg.

?Ngarkesa e fundit e Arbri-Garden, përpara se të kapeshin 613 kg kanabis, ka qenë në datën 9 shkurt 2018, një kontejner i ngarkuar me banane. Ka qenë i nisur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në Durrës në 9 shkurt ku edhe është marrë nga përfaqësuesit e kompanisë.
Recommended