Report TV - Elbasan-Librazhd, 'Benzi' përfshihet nga flakët në lëvizje

  • 6 years ago
ELBASAN - Një automjet tip "Benz B Class" është përfshirë nga flakët teksa udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot Fushë 10 km nga qyteti i Elbasanit, rreth orës 15:30 të kësaj të hëne. Makina është përfshirë nga zjarri teksa po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Librazhdit.

Mësohet se shkak ka qënë një defekt teknik në automjet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Recommended