Report TV - SHBA, ''Ja si i shpëtuam hebrenjtë'' Rama prek 18.000 izraelitë, duartrokitet nga salla

  • 6 years ago
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbajti fjalën e tij sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Washington DC perballe 18.000 amerikano-izraeliteve. Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe miqësinë e konsoliduar mes dy shtetve.Pas nje pyetje-pergjigje me nje gazetare, salla e duartrokiti me standing ovation.
Kryeministri njoftoi për krijimin e një linje direkte ajrore gjatë verës ndërmjet Tel Avivit dhe Tiranës, si dhe ngritjen e një qender te miqesie shqiptar-izraelite në kryeqytetin e Shqipërisë për te cilen do te bashkepunohet me kuratorin e muzeut te Holokaustit ne Berlin.

Lidhur me votën e Shqipërisë në OKB kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nuk u fol.

Recommended