Report TV - Flet shqiptari që kandidon për deputet në Itali:Do ketë surpriza

  • 6 years ago
Sot në Itali po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndërsa në garë për deputetë janë edhe 4 shqiptarë. Njëri prej tyre është edhe Emiljano Biraku, i cili kandidon për Partia Demokratike të Qendrës së Majtë, që drejtohet nga ish-kryeministri Renzi.

Në një intervistë me Skype nga Italia për Report Tv, Emiljano Biraku që kandidon në Venecia shprehet se shanset që të zgjidhet deputet janë të vogla, ndërsa parashikon një rezultat surprizë për partinë e tij, ndryshe nga sa thonë sondazhet. Emiljano Biraku vlerëson reformat që ka ndërmarrë partia ku ai bën pjesë për emigrantët.

Recommended