Report TV - Hetimet për Tiranë-Elbasan Gjiknuri dëshmon në Prokurori
  • 6 years ago
TIRANE - Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të pyetet lidhur me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Përpara prokurores Elisabeta Imeraj Gjiknuri pritet të japë detaje lidhur me shkeljet e konstatuara te Autoriteti i Rrugëve, ku ndërkohë kanë përfunduar në pranga ish-drejtorët Andi Toma dhe Dashamir Xhika, përkatësisht zyrtarë të PD dhe LSI.Ka qen 137

Më herët kanë dëshmuar edhe ish-ministrat e Transporteve të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Ndërsa fundjavën e kaluar u pyet nga prokurorja Imeraj edhe kreu aktual i ARRSH, Afrim Qendro.
Recommended