Report TV - Origjina e lashtë e Rita Orës nuk është nga Kosova

  • 6 years ago
Rita Ora njihet në gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova, por Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon në një intervistë për ?Shqiptarja.com? se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës. Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.
Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, ?është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike?. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik ?Një jetë për ekranin dhe skenën? të shkruar nga Kopi Kyçyku. Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Recommended