Report TV - Abuzimi me rrugët, kreu ARRSH në prokurori: Ja çfarë dëshmova

  • 6 years ago
TIRANE-Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen.

?Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria? deklaroi ai.
Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Recommended