Ora News - Idrizi: Kemi ecur sipas axhendës greke, negociatat duhet të fillonin nga kufiri tokësor
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se Shqipëria deri tani ka ecur sipas axhendës greke.

Për Idrizin është më e rëndësishme për Shqipërinë kufiri tokësor sesa detar.

Idrizi: Sot nuk po flitet për marrëveshjen e kufijve tokësorë. Është më e rëndësishme për Shqipërinë sesa e kufijve detarë. Deri më sot ne kemi ecur sipas axhendës së shtetit grek, edhe kërkesa për kufijtë detarë është një kërkesë e Athinës zyrtare. Nevoja e Shqipërisë ka qenë që ta fillonte nga kufiri tokësor. Ne kemi një ligj lufte, kemi një vend që nuk e njëh traktatin e Firences, pra ne i kemi kufijte më deklarim të ndërkombëtarëve.

Masakra e Peshkëpisë në 1996 ku bandat greke hynë në postën ushtarake shqiptare dhe nëse do të shikoni gjyqin që u bë në Athinë, thoni jo, ne nuk e dimë që kjo postë ka qenë në territorin e Shqipërisë, por ndoshta në territorin e Greqisë. Realisht deri më sot ne kemi avancuar me axhendën e palës greke. Kjo axhendë është vendosur që nga Micotaqis në 1996 dhe axhenda greke sot pothuajse është e mbyllur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/idrizi-kemi-ecur-sipas-axhendes-greke-negociatat-duhet-te-fillonin-nga-kufiri-tokesor