Rama: Negociatat e anetaresimit hapen brenda vitit

  • 6 years ago
Kryeministri Rama shpreh sigurinë se negociatatat e anëtarësimit me BE do të marrin udhë këtë vit. Por ai nuk shpreh me të njëjtën siguri nëse vendimi do të vije në qershor, apo në dhjetor nga këshillimi i ministrave i vendeve te unionit.

Për shkak të formatit ndryshe te emisionit ?Provokacia?, të gazetarit Mustafa Nano në ABC news, pjesën më të madhe të intervistës Rama është pyetur për look-un e tij jo të zakontë për një kryeministër, ku me të përfolurat janë atletet që ai zgjedh t?i veshë me kostum edhe në pritje apo samite ndërkombëtare. Rama zbulon se komplimenta për to ka marre nga kancelarja Merkel ndërsa një palë të tilla ia ka dhuruar presidentit francez, Macron.

Te ngjashmit e tij për natyrën, Rama thotë se ka Konicën dhe Nolin.

Recommended