Report TV - Shkodër, i moshuari flet pasi i grabitën shtëpinë: Më vunë litarin në fyt

  • 6 years ago
Një grabitje me armë është regjistruar gjatë mbrëmjes së martë në fshatin Shirq të Dajçi, në Shkodër. Tre personat e maskuar dhe me armë, gjatë natës së martë kanë hyrë në banesë e shtetasit, Mark Alia, duke marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ?çifte?.

Gjithashtu, kanë marrë edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë. Dy nga grabitësit janë futur në banesë ndërsa njëri ka bërë roje jashtë në oborr. Ata sapo janë futur brenda i kanë lidhur pjesëtarët e familjes dhe menjëherë janë drejtuar për tek kasaforta duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në momentin kur grabitësit ka nisur të dalin nga shtëpia, pronari i banesës, Alia i ka heq kapuçin njërit prej grabitësve dhe e ka njohur atë. ?E njoh njërin prej grabitësve, ai ka ngrënë bukë në shtëpinë time bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Ndihem mjaft i zhgënjyer nga personi?, ka thënë Alia.

Në atë moment tre hajdutet kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë thënë se duhet të qëllohet Mark Alia. Njëri prej tyre është shprehur se është gjynah. Më pas grabitësit janë larguar nga banesa, pa shkaktuar incident. Menjëherë pas ngjarjes, pronari i shtëpisë ka njoftuar policinë. Sapo policia ka shkuar në banesën e shtetasit Mark Aliaj, ky i fundit ka njoftuar se njëri prej grabitësve është Kristian Shkëmbi. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy prej tyre.

Recommended