Ora News - Kur do të jetë protesta e radhës e opozitës? Ja si përgjigjet Edi Paloka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk është caktuar një datë se kur do të jetë protesta e radhës, por sipas tij nuk është kjo më e rëndësishmja. Paloka argumentoi se opozita ka marrë një vendim që nuk do ta njohë ligjshmërinë e kësaj qeverie dhe këtij parlamenti.

Paloka: Nuk është përcaktuar datë akoma, po sigurisht opozita po bëhet përditë me forma të ndryshme sic e kishim thënë. Forma që shtrihen nga protestat madhështore në të gjitha format e tjera të reagimit qoftë të opozitës qoftë të qytetarëve të cilat ne i mbështetim çdo moment. Pra nuk është se kur do bëhet mitingu i radhës i madh, problemi është që ne e kemi marrë një vendim si front opozitar.

Nuk njohim ligjshmërinë e kësaj qeverie, të atij parlamenti dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa ti kthehet ligjshmëria parlamentit dhe shqiptarët të kenë një qeveri që të jetë e ligjshme dhe të punojë për interesat e tyre.

Paloka tha gjithashtu se me LSI janë në një front të përbashkët me qëlimin e vetëm largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeveri antimafia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-radhes-e-opozites-ja-si-pergjigjet-edi-paloka

Recommended