President kombëtar, Basha: Nuk i duhet as Kosovës as Shqipërisë një hajdut i përbashkët, shashkë!
  • 6 years ago
Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha në një prononcim për mediat deklaroi se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu duhet të dërgohet për ndjekje penale, pasi ka hequr nga ndihma ekonomike mijëra familje në nevojë. Basha u shpreh se PD do të kërkojë një debat për këtë çështje në Kuvend, ndërsa Rama dhe ministrja do të vendosen para përgjegjësisë.
?Kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, apo spastrimi ndaj shqiptarëve. Një pjesë e qytetarëve u janë drejtuar deputetëve të opozitës, por kjo është vetëm një fraksion i tmerrit, po evidentojmë përmasat e këtij holokausi. Media ta vendosë në qendër këtë problem. Për këtë kemi diskutuar sot në mbledhjen e grupit se se cfarë mund të bëjmë. Ministrja duhet të dërgohet për ndjekje penale mban të fshehur kriteret. Shumica e familjeve kanë një televizor apo frigorifer, por kjo nuk do të thotë të heqësh të ndihmën ekonomike. Nesër do të formalizojmë kërkesën për debat për të vënë Ramën dhe marionetën e tij para përgjegjësisë. Ky është skenar naziskist. Ne do të bëjmë transparent këtë problem. Do të marrim të gjitha hapat për ta vendosur para përgjegjësisë ligjore? deklaroi ai.
Recommended