Ndryshon ligji për të përndjekurit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata ish të dënuar politik që kanë punuar në minierë do të përfitojnë nga statusi i minatorit, cka do tëthotë se do të dalin në pension në moshën 55 vjec.
Ministria e Financave po ndryshon ligjin për ti dhënë mundësi kësaj kategorie të përfitojë, pa qënë e nevojshme të sjellin vërtetime.
Bëhet fjalë për 264 persona të cilët prej kohësh enden në dyert e shtetit për të kërkuar këtë të drejtë. Ministria ka hartuar ndryhimin ligjor i cili pritet të kalojë në kuvend për miratim.Kostoja mujore e këtij ndryshimi është 4 milion lekë. Ndërsa lista me emrat përkatës është e disponueshme nga ana jonë, ndaj ish të dënuarit nuk do të dueht të paqaresin dokumenta shtesë.
Nga ana tjëtër qeveria është në diskutim për sa i përket shpërndarjes së këstit për trashëgimtarët e ish të dënuarve e përndjekurve politik. Qeveria ka hedhur idenë që këtë këst ta përfitojë vetëm brezi i parë i të afërmeve dhe të anullohen për brezat e tjerë. Ky propozim nuk është zyrtarizuar ende, por nëse gjën miratim janë rreth 11 mijë dosje trashëgimtarësh që pritet të rishikohen.

Recommended