Report TV - Kosova 10-vjet shtet, parakalim i FSK në Prishtinë
  • 6 years ago
Festimet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme. Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvilloi në mesditë një seancën solemne, pikërisht për nder të 1 dekade pavarësi.

Mes të ftuarve, ku morën pjesë ish-ambasadori i SHBA, William Walker apo dhe kongresmeni Eliot Engell, krahas shumë personaliteteve nga vende të huaja të cilët kanë kontribuuar për Kosovën e pavarur, ishin të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Ilir Meta kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkaq, një orë me vonë, do të zhvillohet parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Parakalimi i cili nis në orën 13.00 do të mbahet në sheshet ?Nëna Terezë? dhe ?Zahir Pajaziti? në Prishtinë.
Recommended