Report TV - Zhbllokohet procesi gjyqësor për Dritan Dajtin

  • 6 years ago
Është shtyrë për të disatën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, procesi gjyqësor kundër të pandehurit Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër efektivave të Policisë së Shtetit në Durrës. Pas shumë seancash gjyqësore Dritan Dajti sot është përfaqësuar në gjykim me një avokat mvrojtës të zgjedhur prej tij. Por për shkak se avokati nuk ka pasur kohën dhe mundësinë për tu njohur me aktet hetimore në dosjen voluminoze, ai kërkoi që seanca e sotme të shtyhej me qëllim për tu njohur me materialet e kësaj dosje voluminoze.
Kërkesa e avokatit mbrojtës është pranuar nga ana e gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ditët në vijim. Rasti i Dritan Dajtit është një ndër proceset gjyqësore, që ka kaluar në ekstremitet afatet e gjykimit dhe se prej shumë vitesh drejtësia Shqiptare, nuk është në gjendje të dalë me një vendim të formës së prerë, për të arrestuarin e vrasjes në Durrës së katër efektivave të policisë së shtetit,Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe shokun e tij nga Lushnja Ledion Mara.

Recommended