Emisioni 'BOOM', i ftuar në studio Olti Curri (16 shkurt 2018)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Olti Curri, një nga blogerët më të famshëm në Shqipëri, ishte personazhi i kësaj të premteje në "BOOM" . Dhe duket se ky përcaktim do ta shoqërojë gjatë, pasi Curri nuk ka ndërmend të hapë një portal.

Curri: Askush nuk zhduket, kush ka përmbajtje nuk zhduket. Marku nuk do e mbyllë kurrë fb, bëhet fjalë për zgjerim. Rrjetet sociale janë vetëm në fillimin e tyre. Unë jam i punësuar tek vetja ime dhe studioj sot sesi do të jetë fb pas 10 vitesh, ose të paktën mbledh lajme majtas dhe djathtas. Shumë portale janë hapur se drejtuesve të tyre nuk ua mban by... të flasin me emër dhe mbiemër, e bëjnë këtë gjë për të goditur dhe për të bërë anononimin. Unë keq dhe mirë mbaj përgjegjësi.

Por a jetohet mirë me një faqe FB?

Curri: Po tani ti mi di hallet, i kam të deklaruara të gjitha me faturë, jam në rregull.

Ai tregon se krahas angazhimit personal, ka edhe adminë që kujdesen për faqen e tij në fb dhe Instagram.

Curri: Ka kohë që kam admin, por kësaj rradhe i thashë vajzës që do të vësh një emër për të kuptuar se çfarë heq Olti Curri. Jo me emër të saj por të paktën me një emër tjetrër. Dhe asaj i drejtohen tani, debatojnë për statuse të ndryshme. Edhe tha: O bo bo çfarë qenka këtu tek faqja jote.

Por si e përballon?

Curri: Edhe po të marr 500 adminë, po hyra unë në lojë, është si futbollisti.

Pas çdo thumbi të tij ka dhe kritika që kanë përfunduar edhe deri në gjykatë.

Curri: Të bën përshtypje një gjë. Personazhet e njohura nuk të marrin asnjëherë për të falenderuar që ti i promovon, nëse tenton ti ngacmosh pak fare të marrin në telefon. Dhe e di çfarë thonë të gjithë: Unë vetë nuk të lexoj, nuk e hap fare faqen tënde por më thanë këto të shtëpisë. Kam pasur personazhe që më kanë çuar deri në gjyq megjithatë gjërat janë zgjidhur. Janë tërhequr personat që e kanë nisur me inat këtë punë, e kanë kuptuar që është budallallëk i madh. Unë kam pasur probleme të llojit: Pse shkruajte këtë për mua. Nuk është se jam kapur për flokësh siç ka ndodhur me persona që nuk dua tu përmend emrin.Kam pasur gjëra të lehta.Prandaj i mbaj flokët e shkurta.

Curri: Teksti im i parë ka qenë me Besa Kokëdhimën, "Unik". Nuk e vendosa unë, e vendosi Besa. Më tha do e shkruash ti, unë nuk kisha shkruar poezi, por nuk e vodha.

Curri: Më duhket idiotrësi që këta që marrin famë nuk e përkthejnë në para. Edhe nëse do të isha shumë i pasur unë prapë punën time nuk do ta jepja kurrë falas sepse ëhstë respekt ndaj punës dhe paraja është stimul jo për ta patur dhe për të na kthyer në njerëz mizorë, por për ta pasur dhe për të jetuar më mirë.

Është shkëputur nga televizioni dhe duket se për momentin asnjë program nuk e josh?

Curri: Është dhe një gjë ekonomike, duke punuar në televizion do ja var faqes, duke ja var faqes së Fb dhe Instagramit, ato të ardhurat e mija nuk janë aq të vogla sa unë të them po humb një rrogë këtu dhe do marr një rrogë atje. Ajo që fitojnë nuk është aspak modeste.

Më mirë të duan apo të të kenë frikë...

Recommended