Stop - Nuk përfiton leje lindjeje, fëmija erdhi në jetë 5 ditë më herët! (15 shkurt 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-119-sezoni-3/

Qytetari Joni Zere nga Korça tregon se para se të bëhej me fëmijë, pagoi 500 mijë lekë te Sigurimet Shoqërore për shkak të një ligji, që do t'i mundësonte të shoqes marrjen e një kontributi mujor në formën e lejes së lindjes. Por pagesa e bërë jo 35 ditë, por 30 ditë para ardhjes në jetë të fëmijës e penalizoi.

Specialisti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Korçë thotë se bashkëshortes së Joni Zeres nuk i takon as leja e lindjes e as të marrë paratë mbrapsht. Kjo shumë do të shkojë në kontributet e zonjës në fondin e pensionit...


"Kam një problem me sigurimet shoqërore. E kisha gruan 8-muajshe shtatzënë dhe më thanë që duhet të hedhësh një kontribut prej 500 mijë lekësh (të vjetra) që të njihet leja e lindjes. Duke qenë se gruaja nuk ka punuar, unë e bëra këtë shumën e derdhjes së lekëve për të marrë kontributin, por ç'ndodh? Më datë 27 Nëntor lind gruaja. Problemi qëndron që këta më thonë që gruaja duhej të kishte lindur brenda 35 ditëve, por ajo lind brenda fiks 1 muaji. Sipas sigurimeve, djali duhej të kishte lindur në 5 Dhjetor".


Joni Zere tregon se Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk e vuri në dijeni të këtij kushti, ndaj kur i erdhi në jetë djali 30 ditë pas pagesës së kontributit, nuk ia dhanë paratë.


"Unë kërkoj që të zgjidhet e drejta ime. Dua lekët e mia mbrapsht se kam derdhur 500 mijë lekë!"

Gazetarja e emisionit "Stop" sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Institutit të Sigurimeve Shoqërore Korçë, ku komunikuan me specialistin.

Specialisti - Neve në Zyrën e Përfitimeve Afat-shkurtra, shqyrtojmë dokumentin, kur ka derdhur sigurimet shoqërore. Ai i ka derdhur në datë 27.10.2017. Shikojmë kur ka lindur gruaja? fëmija ka lindur më datë 27.10.2017.

Gazetarja - I njëmbëdhjeti, zotëri!

Specialisti - I njëmbëdhjeti, më fal!

Specialisti - Është me rregullore: ?E drejta për pagesë nga Sigurimet Shoqërore i lind ditën e 35-të, para lindjes së fëmijës?.


Gazetarja - Si ia pranuat ju këtij për kontributin, që ta derdhte datë 27, sepse fëmija mund të lindte nga momenti në moment. Ishte i vonuar ky zotëria.

Gazetarja - E dije këtë këtu ti : ?E drejta për pagesë nga Sigurimet Shoqërore i lind ditën e 35-të, para lindjes së fëmijës??

Qytetari - Jo, jo!

Gazetarja - Sepse po ta dije këtë (rregulloren), ti nuk do t?i derdhje 500 mijë lekëshin.

Qytetari - S?i paguaja unë.

Gazetarja - Tani, jemi në kushtet ku ky (qytetari) e ka bërë derdhjen më datë 27 tetor dhe ka lindur fëmijën, më datë 27 nëntor. Muaji i 8-të, për të 9-in. Më kupton?

Specialisti - Dakord zonjë, dakord, por?

Gazetarja - Ishte? pritej punë ditësh, mund të lindte edhe 8-muajsh fëmija se ka fëmijë që lindin edhe shtatanikë. Nuk ka rëndësi që në momentin, që nëna mban në bark, që ka kaluar 7-mujorshin, unë besoj se derdhja e kontributeve është e vonuar. Apo jo?

Specialisti...

Recommended