Report TV - FNSH dhe policia rrugore kontrolle blic në Elbasan, bllokohen 6 makina luksoze

  • 6 years ago
ELBASAN-Policia Rrugore dhe FNSH kanë kryer mbrëmë kontrolle të rrepta për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Ata kanë kryer kontrolle për të evidentuar dhe ndëshkuar edhe drejtuesit që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në përfundim të aksionit janë vendosur 12 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit, 8 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 6 mjete kaluan në pikë bllokimi për mos shlyerje të masave administrative të marra më përpara, ndërsa 5 persona janë shoqëruar në Komisariat pa dokumente identifikimi.

Recommended