Report TV - Largohen nga ndihma ekonomike mbi 10 mijë familje

  • 6 years ago
Largohen nga skema e ndihmës ekonomike mbi 10 mijë familje vetëm në 4 qarqe të vendit. Sistemi i ri i ndërtuar nga shërbimi social shtetëror ka përzënë nga kjo ndihmë familje të cilat sipas saj ka përfituar ndihmë pa i plotësuar kriteret.
Skema e re e ndihmës ekonomike ka sjellë përgjysmim të familjeve përfituese në qarkun e Lezhës. Numri i familjeve që nuk do të përfitojnë më ndihme ekonomike në Qarkun e Lezhës është 3041. Ky fakt bëhet e ditur nga Drejtori i Shërbimit Social Sheteror në Lezhë, sipas të cilit familjet e larguara nuk plotësonin kriteret e përcaktuara, duke nxjerr në këtë menyre në pah edhe abuzimet që janë bërë deri më tani.

?Duhet thënë që ka një ulje të përfituesëve të ndihmës ekonomike në qarkun Lezhë. Janë larguar kategoria e njerëzve që kanë abuzuar me këtë sistem. 818, nga 1598 që kanë qenë. Pra kemi edhe Mirditën nga 1706, janë 810. Edhe në Kurbin kanë përfitu 531 nga 1096. Pra në të treja bashkitë e qarkut Lezhë ka ulje të përfituesve? ? tha drejtori Keler Sufaj.

Recommended