Report TV - Pamje me dron nga situta prej përmbytjeve në Novoselë të Vlorës

  • 6 years ago
Vlora dhe Fieri janë ?zgjuar? mëngjesin e sotëm nën pushtetin e ujit. Report Tv ka sjellë nga afër situatën dramatike në dy qytetet jugore, të cilat preken nga përmbytjet, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.

Dy qytetet nuk i kanë shpëtuar përmbytjes edhe nga reshjet masive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke krijuar një sërë problemesh. Pas Fierit, Report Tv ka siguruar pamjet me dron dhe nga Novosela e Vlorës, ku shihet qartë se gjithçka është e mbuluar nga uji.

Situata paraqitet e frikshme në Novoselë, aty ku uji ka depërtuar në çdo cep të zonës, duke ?pushtuar? tokat bujqësore dhe banesat.

Recommended