Report TV - Shkelje te Rrugët,ikën gjyqtarja shtyhet gjyqi i Xhikës e Tomës

  • 6 years ago
ELBASAN - Dashamir Xhika dhe Andi Toma, ish-drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve, të arrestuar dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kanë dalë sot përpara Gjykatës së Elbasanit për t'u njohur me masën e sigurisë. Seanca, e cila u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, u drejtua fillimisht nga gjyqtarja Idushe Maliqi dhe me prokurore të çështjes Armanda Xhaferrin. Por me kërkesë të avokatëve Artan Hajdari dhe Neshat Fana, gjyqtarja Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese dhe për rrjedhojë seanca është shtyrë.

Report Tv ishte i vetmi që transmetoi live seancën nga Gjykata e Elbasanit në ngarkim të Xhikës, ish-zyrtar i lartë i LSI-së (kandidoi për deputet në Elbasan në zgjedhjet e 25 qershorit) dhe Andi Tomës ish-zyrtar i lartë i PD i cili për 8 vite ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Rrugëve. I pranishëm gjatë kësaj seance, siç duket edhe nga pamjet e transmetuara live nga Report Tv, është edhe ish-ministri i Transporteve, deputet i LSI në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto si dhe familjarë të të arrestuarve.

Recommended