Vendi ku humbi jetën elektricisti 32-vjeç, e zuri korrenti, teksa po rregullonte një defekt

  • 6 years ago
TROPOJË-Një elektricist 32-vjeç ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë korrenti, teksa ishte duke rregulluar një defekt në fshatin Rragan, si pasojë e motit të keq. 32 vjeçari me inicialet F.H. banues në Luzhe ka ndërruar jetë menjëherë pas rënies në kontakt me energjinë pasditen e sotme.

Ai është dërguar pa shenja jete rreth orës 17:45, në spitalin e Tropojës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.?Më datë 03.02.2018, rreth orës 17:45, në spitalin e Tropojës është dërguar një shtetas pa shenja jete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se, ështe sjellë i vdekur shtetasi F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zenë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen? thuhet në njoftimin e policisë. I gjithë vendi, përfshirë edhe veriun është prej 24 orësh ndodhet nën reshjet e dendura të shiut.

Recommended