Oceana, këngëtarja me famë botërore vjen për herë të parë në Tiranë, flet organizatorja Kozeta Kurti
  • 6 years ago
Që prej disa ditësh në rrjetet sociale gëlon lajmi se këngëtarja me famë botërore Oceana
vjen në Shqipëri. Dhe po, kjo është e vërtetë. Sot dhe nesër në orën 20:30 në ABA
Business Center do të keni mundësinë të ndiqni zërin fantastik të Oceanës kombinuar
me Nesa, Texas Flood Band.
Për të folur rreth këtij eventi që do të zgjasë 4 javë me të ftuar të ndryshëm ishte sot në
Rreze Dielli organizatorja Kozeta Kurti dhe kitaristi Nexa.
Kozeta na tregon se ky event nis me Oceanën, pasi ajo është më gjithëpërfshirëse, arrin
të mbledhë të gjitha moshat. Ajo thotë se këto evente i bën me qejf, pasi edhe bën
punën e saj, edhe ndryshon pak rutinën e përditshme.
Ndërkohë që kitaristi Nesa, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, përveçse performoi
live në studio tha se i pëlqenin shumë shqiptarët. Ai tha se kur performon para publikut
jep maksimumin e tij dhe fal të gjitha energjitë që ka. ?Edhe pse biznesi i muzikës mund
të ndryshojë, muzika e vërtetë do të ngelet gjithmonë, ajo do të mbijetojë edhe pas
dekadash?, thotë Nesa.
Recommended