Report TV - Aksident në Elbasan, 'Fordi' përplas 50-vjeçarin me biçikletë

  • 6 years ago
ELBASAN-Një 50-vjeçar është përplasur nga një makinë në afërsi të Urës së Shkumbinit.

Policia njofton se mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në afërsi të Urës së Shkumbinit mjeti tip "Ford" me targa AA 085 IM drejtuar nga shtetasi me inicialet A.R., 49 vjeç banues në Shushicë ka aksidentuar një 50 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Recommended