Djali i dajës së Aldison Belulajt: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me familjen e vajzës

  • 6 years ago
FIER-Sot do të përcillet në banesën e fundit Aldison Belulaj, i cili ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës. Familja ka hapur dyert e mortit në Zharrëz, ndërsa djali i dajës së Aldison Belulajt, Astrit Korroveshi ka folur për Report Tv. ?Kemi qëndruar gjithmone pranë. Gjatë gjithë kësaj jave. Edhe në çastet e fundit ishim afër. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me familjen e vajzës. Dy të rinjtë mund të përfundonin në martese jo në këtë fund tragjik? deklaroi ai.

I riu nga Fieri pas vrasjes së Ariela Muratit tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasditen e djeshme ndërroi jetë. Dy të rinjtë ishin nga fshati Zharrëz i Ferit dhe të dy kishin mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Sotir Çapo". Ariela Murati, studente e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë ishte e lidhur prej 4 vitesh me Aldison Belulajn që studionte për Infermieri, por prej dy muajsh ishin ndarë dhe prej 10 ditësh nuk kishin komunikim.

Recommended