Roli i “Dajës” nga Kosova në grabitjen e Rinasit - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grupi hetimor nuk ka ende të qartë rolin e Ragip Hajdinit, i njohur si ?daja nga Kosova? në bandën e grabitësve të Rinasit. Nisur edhe nga begraundi i 50 vjeçarit i cili ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës 7 vjet më parë, dyshohet se ai mund të ketë ndihmuar grupin në infrastruktur për të siguruar furgonin nga Kosova si dhe për hartimin e planit për supërgrabitjen e rreth 6 mln eurove. Sipas burimeve për momentin përjashtohet mundësia që Ragip Hajdini të ketë qenë një nga 5 personat që hynë në pistën e rinasit mesditën e 9 prillit. Për këtë po verifikohen në sistemin TIMS edhe hyrje daljet e 50 vjeçarit në Shqipëri gjatë muajve të fundit për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e tij. Identifikimi i Ragip Hajdinit por edhe gjithë bandës së grabitësve erdhi pas dëshmisë së Alkond Bengasit, të afërmit të Klement dhe Eldi Çalës, vëllezërve që vijojn të jenë në kërkim. Në dëshminë e Bengasit permendet edhe shtetasi Talo Çela dhe një shtetas tjetër nga Kosova, persona që po ashtu kërkohen nga grupi hetimor për të verifikuar implikimin e tyre, përfshirë edhe një femër. Gati 3 javë pas supergrabitjes së Rinasit 6 persona janë arrestuar ndërsa një nga krerët e grupit Admir Murataj u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ditën e ngjarjes krahas armatimit të rëndë, hetimet zbuluan se 47 vjeçari mbante me vete edhe një aparaturë për bllokimin e valëve telefonike.Admir Murataj dhe Klement Çala ishin në këkrim ndërkombëtar edhe nga Greqia por kjo nuk i pengoi që të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare. Vizion plus ka siguruar edhe një foto të Admir Muratajt në vilën e tij në vitin 2017, pak ditë para grabitjes së blindave me para në qafë kashar, ngjarje për të cilën arriti t?i shpëtoi operacionit ? patriot ? ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

Recommended