Librazhd, vritet me sëpatë 50-vjeçari, banorët: U godit befasisht, autori s'është në rregull

  • 6 years ago
LIBRAZHD - Një konflikt mes dy fqinjëve në fshatin Zdrajsh të Njësisë Administrative Orenjë të Librazhdit, ka përfunduar me vrasjen e njërit.

50-vjeçari Idriz Byçi është qëlluar me sëpatë në kokë nga Fiqiri Askurti, 51-vjeç, duke humbur jetën në vend. Policia bën të ditur se nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por viktima është goditur në momentin kur ka qenë duke pastruar rrugën e fshatit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi menjëherë autorin e krimit, i cili sipas bluve dyshohet të jetë i sëmurë mendor.

Recommended