Zbardhet skema e vjedhjes se 9 milione USD me TVSH

  • 6 years ago
Detaje të reja janë zbuluar nga policia një ditë pas aksionit të përbashkët me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, që përfundoi me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Burime nga policia e Tiranës thanë se organizatori i skemës mashtruese me faturat fiktive të TVSH-së, dyshohet se është Sokol Lami. Ky i fundit është në listën e pesë biznesmenëve të shpallur në kërkim nga policia, të akuzuar për veprën penale të mashtrimit me tatimin e vlerës së shtuar.

Nga verifikimet paraprake i përllogaritur nga specialistët e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, shkon në mbi 9 milion dollarë. Por hetuesit dyshojnë se kjo vlerë mund të jetë disa herë më e madhe. Kjo pasi mendohet se pjesë e kësaj skeme është një zinxhir i madh subjektesh të cilat janë duke u verifikuar. Nga të dhënat e policisë mësohet se Sokol Lami dhe biznesmenë të tjerë, kishin ftuar persona të ndryshëm për të hapur një biznes.
Në të gjithë rastet shoqëritë tregtare ishin fantazmë, pa një adresë fizike, apo aktivitet tregtar. Më pas nëpërmjet subjekteve të hapura, përpunoheshin dhe krijoheshin volume pune dhe fatura tatimore fiktive. Këto fatura reflektoheshin në kasat fiskale dhe regjistroheshin në sistemin tatimor, duke bërë që më pas të disbursoheshin fonde nga skema e rimbursimit të TVSH-së.

Recommended