Basha: Të gjithë në protestë! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e shfrytëzoi seancën e se enjtes ne funksion te protestës se saj te pare për kete vit. E gjithe fjala e liderit te opozitës Basha ishte nje ftese per qytetaret qe t?i bashkohen tubimit te se shtunës kundër qeverise Rama.



?Ejani, pasnesër me 27 janar, bashkohuni me qindra mijëra shqiptarë, dhe ngrijeni zërin tuaj për çdo hall që ju ka mbërthyer, për çdo padrejtësi që ju bëhet çdo ditë. Ejani, të diktojmë me bashkimin më të madh, fundin e qeverisë së paligjshme, fundin e kryeministrit narko-trafikant, për ti hapur rrugën një qeverie të ligjshme antimafia, një qeverie anti-varfëri, një qeverie të Reformës në Drejtësi.?



Sipas Bashes qytetaret duhet te protestojnë mesditën e 27 janarit per problemet e tyre, te cilat nuk kane marre zgjidhje gjate 4 viteve te fundit.



?Sot dua t?ju them të rinjve se nëse nuk doni ta kërkoni të ardhmen në rrugët e botës, duhet të dilni e të reagoni nëpër sheshet e Shqipërisë. Dua t?ju them të sëmurëve dhe familjarëve të tyre, se nëse nuk doni të vuani për të pasuruar Vilma Nushin me shokë, duhet të ngriheni e të reagoni sot. Dua t?ju them nënave, nëse nuk doni që fëmijët tuaj të përfundojnë si përdorues të drogës, duhet të ngrini zërin tuaj sot! Sot unë dua t?ju them bizneseve të vogla, se nëse nuk reagoni, nesër do të jeni të gjithë skllevër të koncesionit të TVSH-së që po përgatitet për vëllain e kryeministrit.?



Por socialistet e lexojnë ndryshe protestën e Partisë Demokratike, nje proteste qe sipas Balles zhvillohet per interesin personal te Lulzim Bashes.

Sipas Balles, ata qe do te dalin ne proteste te shtunën jane ata qe mbajnë përgjegjësi per 4 viktimat e 21 janarit.



Opozita rikthehet ne proteste para kryeministrisë per here te pare pas 18 majit kur u arrit marrëveshja Rama-Basha per mbylljen e çadrës e futjen e Partisë Demokratike ne zgjedhjet parlamentare.

Recommended