Basha: Bashkohuni në protestën e 27 janarit, të diktojmë fundin e qeverisë së paligjshme

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ftoi qytetarët në protestën e të shtunës përpara Kryeministrisë. Basha tha se bashkimi i popullit do firmosë fundin e qeverisë së paligjshme.

"Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, asnjë aleancë me krimin nuk do i rezistojë dot bashkimit të popullit. Nëse bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë e keqja do largohet. Ejani pasnesër më 27 janar, bashkohuni me mijëra të tjerë, për çdo padrejtësi, të firmosim fundin e qeverisë së paligjshme, qeveri trafikante, për t'i haur rrugë një qeverie antimafie, ejani ta mundim, të shtunën në orën 12:00 përballë të keqes", u shpreh Basha.

Recommended