Shqiptaret fajësojne BE, Hoxhaj: Politike te padrejtë ndaj Kosoves e Shqiperise

  • 6 years ago
A do të heqin dorë 43 deputetët e Veselit, Haradinajt apo Limajt nga shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe bashkësinë e komunave serbe. Numri dy i qeverisë kosovare Enver Hoxhaj nuk ka përgjigje për këto kërkesa të Brukselit, por ankohet se BE po i diskriminon shqiptarët në rajon.

Në draft/strategjinë e zgjerimit që publikohet me 6 shkurt në Parlamentin Evropian në Strasburg, ashtu siç deklaron edhe Hoxhaj, nuk ka data anëtarësimi për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën e Bosnjën, kohë që gjithsesi do shkojë përtej vitit 2025 kur anëtarësohen Mali i Zi dhe Serbia.

Për Shqipërinë, Komisioni Evropian pret të arrijë rezultate konkrete nga reforma në drejtësi deri në vitin 2019. Ndërkaq në një artikull të botuar në forumin ekonomik të Davosit, vonesën e Kosovës në integrim në NATO dhe BE, presidenti Thaçi e sheh te Rusia.

Recommended