Votojne lideret politike te Kosoves
  • 5 years ago
Liderët politikë të Kosovës kanë votuar në zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.

Pas votimit, ai u bëri apel qytetarëve që të dalin të gjithë në votime për të ushtruar të drejtën e tyre.

?Anita dhe unë shfrytëzam të drejtën tonë, votuam. I lus të gjithë qytetarët e vendit të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë. Ata që s?votojnë, të tjerët votojnë për ta. Është sukses për Kosovën, çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Urime këto zgjedhje. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. I lus të gjithë qyttetarët që sot e kanë ditën të votojnë, të vendosin vetë?, u shpreh Ramush Haradinaj.

Më herët votuan edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ky i fundit e konsideroi ditën e sotme historike për nga rëndësia.

?Të gjitha partive e politikanëve në fushatë u përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur a je i varfër, a je grua e je burrë, a je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo nga qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo. Të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është hapur për të gjithë dhe secilin njësoj. Prandaj unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri e historik për nga pesha. Uroj votime të lira dhe ditë të këndshme për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Le të votojmë e le të festojmë?, tha Albin Kurti.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, hodhën votën e tyre. Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se votimet e ditës së sotme do të jenë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

?Dëshiroj t?i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme. Dhe në të njëjtën kohë t?i ftoj që të dalin të votojnë për të drejtën e tyre. Do jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurtë të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie, për vendet e punës?, u shpreh Presidenti Thaçi.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovës zhvillohen pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj. Më shumë se 1.9 milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtën e votës, sipas shifrave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Recommended