Report TV - Tiranë, studentët me protesta kërkojnë uljen e tarifave të studimit

  • 6 years ago
Studentët e universiteteve publike kanë dalë në protestë për tarifat e larta të studimit. Studentët janë ankuar në ministrinë e arsimit por përgjigja është kthyer dy muaj me vonesë, në mënyrë të rëndomtë.
Të rinjtë protestojnë për çmimet e universiteteve, për kushtet që ofrohen, të cilat janë godina të amortizuara.

Një nga studentët shprehet se duhet të punojnë që në vit të parë për të paguar studimet, qiranë dhe jetesën e shtrenjtë në kryeqytet.

Një tjetër ankesë e tyre është edhe çështja e kalimit të Fakultetit të gjeologjisë në pronësi të ministrisë së drejtësisë.

Ato ftojnë edhe prindërit e tyre tu bashkohen protestave, të cilat do të jenë të përshkallëzuar në qoftë se nuk marrin përgjigje.

Recommended