Report TV - Kamerat në ambientet publike, debate 'Siguria' Deputeti Qatos: Pse s'i zbuloni autorët

  • 6 years ago
Komisioni i Sigurisë po zhvillon sot një seancë dëgjimore me drejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato. Kjo seancë ka në fokus masat e marra për zbatimin e ligjit ?Për masat shtesë të Sigurisë Publike?, ndërsa pritej të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, por në vend të tij është shfaqur në komision Qato, i cili është dhe drejtor i komanduar i Policisë së Elbasanit.
Gjatë raportimit, Qato deklaroi se janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masat për rritjen e sigurisë.

?Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh?, tha Qato.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i PS, Paulin Stërkaj, i cili ka pyetur drejtorin e policisë se pse nuk identifikohen autorët, kur grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë.

Recommended